Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, fiton projekti i Herzog & de Meuron Basel Ltd! Godinës ekzistuese i shtohet dhe një kullë 255 metra

2 Qershor 2026, 17:46 / AKTUALITET ALFA PRESS
Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, fiton projekti i Herzog & de

Projekti i studios prestigjioze zvicerane Herzog & de Meuron Basel Ltd është shpallur fitues në konkursin ndërkombëtar për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.

Sipas projektit fitues, ndërhyrja në Pallatin e Kongreseve do të jetë minimale, me fokus ruajtjen e identitetit arkitektonik dhe historik të godinës ekzistuese, duke e përshtatur atë me kërkesat bashkëkohore për evente dhe aktivitete të mëdha.

Paralelisht, projekti parashikon ndërtimin e një kulle multifunksionale me lartësi deri në 255 metra, e cila do të lidhet funksionalisht me objektin aktual.

Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg, tha se projekti i përzgjedhur ka potencialin të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Tiranës dhe të krijojë vlerë për brezat e ardhshëm.

“Juria i bën thirrje ekipit që të marrë në konsideratë lartësinë e kullës, vendndodhjen e saj me gjithçka rreth e rrotull, si dhe hapësirën lart, që dukej pak informale dhe e vogël. Shpresojmë si ekipi do të bashkëpunoni me qytetin në mënyrë si të përmirësohen dhe zgjerohen hapësirat publike”,- tha Randsborg.

Gjatë prezantimit të projekteve, Kryeministri Edi Rama theksoi se synimi është transformimi i Pallatit të Kongreseve duke ruajtur karakterin e tij unik. “Është koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin”, u shpreh ai gjatë aktivitetit.

Herzog & de Meuron është një studio me seli në Bazel të Zvicrës dhe autore e dhjetëra projekteve ikonike ndërkombëtare.

Po ndodh...

ide