Aksident në aksin Lezhë-Kryqëzimi i Rrilës, makina përpolas motorin, ndërron jetë 36-vjeçari
22 Maj 2026, 22:06 / AKTUALITET

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Lezhe.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, një automjet me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 36-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit tragjik.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Nga Ervis Iljazaj
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128