Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të Meidanit

22 Maj 2026, 22:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion

Studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Albania një peticion me mbi 1900 firma, duke kërkuar që të mos largohet ambasadori shqiptar Denion Meidani.

Meidani nuk do të vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke e përmbyllur para kohe mandatin e tij në Shkup.

Arsyeja e këtij zhvillimi lidhet me pakënaqësi të shprehura nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE ndaj qëndrimeve të diplomatit shqiptar në debatet politike në vend, veçanërisht për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfshirë protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqip.

Po ndodh...