Aksident në autostradën Rrogozhinë Lushnje në afërsi të fshatit Dushk
20 Shkurt 2025, 20:20 / AKTUALITET

Një kamionçinë me targa AB 968 FS është përplasur nga prapa nga një automjet tip fuoristradë7 me targa AB 261OG Kia sportazh. Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin për të gjetur shkaqet si dhe po disiplinon trafikun e automjeteve në kushtet e errësirës.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamjonçina ka dalë nga rruga.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


