Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier .
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve.
Policia sqaron se i plagosuri është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
-
Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë
28 Mars, 16:11
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

