Aksident në Levan-Tepelenë, makina përplaset me motorin, raportohet për një të plagosur

2 Gusht 2025, 20:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Levan-Tepelenë, makina përplaset me motorin,

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

Po ndodh...