Aksident në liqenin e Vaut të Dejës, babai me dy vajzat e mitura përplasen me Jet Ski pas shkëmbit, jashtë rrezikut për jetën
21 Korrik 2024, 18:30 / AKTUALITET

Në liqenin e Vaut të Dejës, 54 vjeçari T.D., duke lundruar me Jet Ski së bashku me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje grupi hetimor po sqaron rrethanat e plota të aksidentit.
'Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.', njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

