Aksidentohet autobusi i Unazës, përplaset me disa automjete në qendër, tre të dëmtuar

27 Shkurt 2023, 12:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidentohet autobusi i Unazës, përplaset me disa automjete në

Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me të paktën 7 mjete. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Tajvanit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka 3 persona të dëmtuar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje bashkë me shërbimet e ambulancës me staf mjekësor.

Mendohet se shkak është bërë shpejtësia e autobusit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Po ndodh...