Aksidentet në "Rrugën e Arbrit", flasin banorët: Është burim vdekjesh

20 Nëntor 2024, 23:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidentet në "Rrugën e Arbrit", flasin banorët:

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në segmentin e rrugës së Arbrit në Gjoricë të Bulqizës që kur kjo rrugë është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Aksidenti më i fundit ka qenë ai i datës 15 Nëntor teksa 60 vjeçari Femi Leka po shkonte të bënte roje tek mjetet e firmës që ndërton lotin e tretë të rrugës së Arbrit, ku ndodhen në zallin e Bulqizës.

60 vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Ndërkohë, banorët e Gjoricës theksojnë se Femi Leka po shkonte në punë kur është goditur nga makina në orët e natës. Banorët shprehen se në dy kilometra rrugë janë shënuar mbi 5 viktima nga aksidentet.

Nga ana tjetër, banorët thonë se janë gëzuar kur është hapur rruga, por më shumë kanë qarë se sa kanë qeshur prej saj pasi kanë humbur jetën 5 banorë. Ata e konsiderojnë këtë aks si jashtë çdo standarti pasi mungon siguria e kalimit të banorëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Për shkak të rrezikshmërisë së madhe të kësaj rruge, banorët sugjerojnë që përveç mbikalimeve të bëhet edhe me ndriçim.

 

Po ndodh...

ide