Aksidenti tragjik në Durrës/ Balla paralajmëron ndryshime në Kodin Penal, thirrje policisë: Të fortët e lagjeve duhet të bëhen shembull e të mos kenë fare patentë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, paralajmëroi rishikim të Kodi Penal i Shqipërisë, pas aksidentit tragjik në Durrës, duke theksuar se ndëshkimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për raste të tilla të rënda.
Ai theksoi se përgjigja institucionale duhet të jetë e menjëhershme, sapo të krijohen mundësitë për ndryshime ligjore, ndërsa i bëri thirrje Policisë së Shtetit për një analizë më të thelluar të rasteve të shkeljeve në qarkullim.
“Rishikim i Kodit Penal, është e rëndë për ne që të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë. SHBA ka vendosur konceptim vrasje në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Përgjigja jonë duhet të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësi të ndryshojmë Kodin. Policia të analizojë me shumë vëmendje rastet.
Të fortët e lagjeve duhet të bëhen shembull dhe as të kenë fare patentë. Këta duhen bërë shembull nga policia në çdo komunitet”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128