Detaje tronditëse! Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dy prej të rinjve ishin vëllezër. Dinamika e ngjarjes

20 Mars 2025, 08:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një aksident rrugor me 4 viktima ka tronditur sot kryeqytetin.

Katër të rinj humbën jetën tragjikisht, pasi u bllokuan në makinën e tyre në flakë pas përplasjes me një betoniere.

Ata janë identifikuar si Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Mësohet se 3 prej tyre, pikërisht ata me mbiemër Laçi janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Si ndodhi ngjarja?

Betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.

Aleksandër Krrashi është drejtuesi i betonieres, i cili u largua në momentin e aksidentit, por u kap më vonë nga policia dhe ndodhet në komisariat.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Betonierja ka qenë në lëvizje dhe Benzi ku udhëtonin katër të rinjtë ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Makina e të rinjëve ka shpërthyer menjëherë në flakë. Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stopa nga pas apo jo.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.

Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.

 

Po ndodh...