Aksidentohen nga makina dy të mitur në Elbasan, ndalohet shoferi i 'Opel'

5 Prill 2023, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidentohen nga makina dy të mitur në Elbasan, ndalohet shoferi i

Një aksident i rëndë me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Dy fëmijë të moshave 12 dhe 16 vjeç kanë mbetur të plagosur, pasi mjeti tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 61-vjeçar i përplasur fëmijët që po udhëtonin me biçikletë.

Ato ishin duke lëvizur në krah të rrugës, por një manovër e gabuar e makinës ka bërë që të ndodhë aksidenti. Të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Fatmirësisht bëhet e ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat për të dhënë shpjegime për rrethanat e aksidentit.

Po ndodh...