PD propozon ndryshim rregulloreje, kërkojnë ndalimin e zyrtarëve të lartë që kanë përfituar nga fondacioni

16 Dhjetor 2025, 13:27 / POLITIKË ALFA PRESS

PD propozon ndryshim rregulloreje, kërkojnë ndalimin e zyrtarëve

16 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë propozuar një ndryshim në rregulloren e brendshme, e cili pritet t’i prezantohet për miratim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e ditës së nesërme.

Ndryshimi lidhet me kriteret e papajtueshmërisë për zyrtarët e lartë të PD-së, në raport me përfitimin e bursave apo lidhjet me Fondacionin "Open Society".

Sipas këtij propozimi, personat që janë arsimuar përmes bursave të "Open Society" Foundation, kanë shërbyer si ekspertë të këtij fondacioni, kanë përfituar fonde prej tij dhe rezultojnë të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me PPP-të dhe tenderat e qeverisë.

Të cilët konsiderohen në papajtueshmëri me mandatin si zyrtarë të lartë të PD-së.

Ata theksojnë se kjo masë lidhet me marrëdhënien e besimit me elektoratin dhe synon të vendosë standarde të qarta politike dhe morale brenda forcës opozitare.

Sipas tyre, PD duhet të nisë një proces të brendshëm pastrimi, duke u distancuar nga ideologji dhe struktura që, sipas vlerësimit të tyre, kanë ndikuar negativisht.

Ndërkaq, propozimi pritet të diskutohet dhe të votohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

 

Po ndodh...