Aksion i befasishëm në burgun e Durrësit, gardianët gjejnë Iphone te qelitë e të burgosurve, merren masa të menjëhershme

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ushtruar kontrolle të befasishme në ambientet e IEVP Durrës, në kuadër të masave të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare.
Aksioni erdhi pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe një analize të detajuar të riskut, duke vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Gjatë kontrollit u sekuestruan tre telefona celularë të tipit “iPhone”, të ndezur dhe plotësisht funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me iniciale B.G., ndërsa dy të tjerët, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambiente të institucionit pa autor të identifikuar.
Menjëherë pas konstatimeve, u ndërmorën veprimet procedurale përkatëse ku i paraburgosuri B.G. u veçua, u hartua raporti i incidentit dhe u mbajt procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara.
U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.
Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.
U veçua i paraburgosuri B.G.
U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.
Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128