Akuza për pastrim parash, Anila Hoxha: Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për dy vepra

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi është futur në skanerin e SPAK. Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha tha ne emisionin Top Story se SPAK po heton drejtorin e Pergjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi.
Gazetarja tha se ka informacione të konfirmuara se z.Klosi po hetohet nga SPAK për dy vepra penale. Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash nga kreu i Tatimeve. Sipas Hoxhës, Klosi është kallezuar në SPAK nga një deputet dhe nga një qyetar, por pa specifikuar se cilët janë kallëzuesit
Sipas saj SPAK është duke kryer veprime në bazë të këtyre dy kallëzimeve dhe ccështja vijon të jetë ende nën hetim.
Më herët KLSH kishte kërkuar shkërkimin nga detyra të Ceno Klosit kur ai ishte në krye të Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të OSHEE. Por në vend të shkarkohej, sipas rekomandimit të KLSH-së, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.
Ndërkohë akuza ndaj tij janë bërë edhe nga ish-drejtoresha e tatimeve, Briseida Shehaj, sipas së cilës klosi ka vënë pasuri të pajustifikuar dhe për këtë ai duhet të përgjigjet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



