Arrestimet tek kompania ''Bankers''/ Gazetari Poli Hoxha: E ka kthyer zonën në Çernobil!

2 Korrik 2025, 18:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestimet tek kompania ''Bankers''/ Gazetari Poli Hoxha: E

Gazetari Poli Hoxha foli sot në Report TV për aksionin e Policisë dhe Tatimeve te kompania “Bankers” në Fier, duke e quajtur të vonuar ndërhyrjen, pasi e kishin bërë ‘baltë’ dhe ‘shtet brenda shtetit’ në 12 vite, që kur Berisha u dha licencën më 2013.

“Ky aksion është shumë i vonuar, pavarësisht se është me prapavija politike brenda mazhorancës, të fuqive dhe klaneve që dobësohen. Dikur kanë qenë të fuqishëm, e kanë mbrojtur Bankersin në të kaluarën, teksa duket se SPAK po vepron edhe për të. Por e kishin bërë baltë për hir të së vërtetës. Por që kur mori licencën të firmosur nga Sali Berisha disa muaj para se të largohej si kryeministër, në qershor 2013, kjo kompani nuk ka zbatuar asgjë, ka kapur të gjithë, ka bërë krim mjedisor dhe shkelje. Kohët e fundit e kishte bërë balte edhe me vetë qeverinë. Ajo ka humbur arbitrazhin me shtetin shqiptar vitin e kaluar mbi 260 milionë euro dhe vijon të bëjë karshillëk dhe të mos paguajë asgjë. Është një krim vrastar dhjetëravjeçar, atje është si një zonë Çernobili. Për 12 vjet atje nuk kanë bërë asnjë investim për mjedisin atje, kanë bërë një shtet brenda shtetit”, përfundoi gazetari.

 

Po ndodh...

ide