Arrestimi i 10-vjeçarit gjatë protestës së PD-së/ Flet e ëma: Po lante fytyrën në xhami, erdhën 4 civila dhe ma rrahën çunin

Një djalë 10-vjeçar pretendohet se është ndaluar dhe dhunuar nga efektivë policie civilë gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Familjarët e tij, duke folur para Komisariatit Nr. 1 ku i mituri u shoqërua, pohojnë se ai nuk ishte pjesë e tubimit dhe se ndalimi i tij ishte i paarsyeshëm.
Sipas nënës së tij, djali ndodhej pranë zonës së protestës për të mbledhur materiale të riciklueshme, kur u përfshi nga gazi lotsjellës. Ajo shpjegon se efektivët e policisë e kapën pikërisht në momentin kur ai po lante fytyrën me ujë pranë xhamisë për t'u qetësuar.
“Erdhën katër civilë dhe e kapën,” tha ajo në një dëshmi të prekur. “Djali më tha se nuk e kuptonte pse po e rrihnin dhe u kishte thënë ‘Çfarë keni me mua?’. Ata e akuzuan se kishte goditur policinë. Çfarë shteti është ky që rreh një fëmijë pa arsye? Unë e rris me sakrifica, ai është edhe i sëmurë me zemër.”
Vetë 10-vjeçari rrëfeu përvojën e tij, duke deklaruar: “Isha te xhamia duke larë fytyrën nga gazi. Më erdhën pesë civilë, më vunë prangat, më goditën dhe më sollën këtu.” Ai shtoi se nuk e kuptonte situatën dhe se më pas disa deputetë ndërhynë për lirimin e tij.
Ky incident ka ngritur shqetësime mbi metodat e përdorura nga forcat e rendit gjatë protestave dhe trajtimin e të miturve. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me akuzat e bëra nga familjarët.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
