Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria kërkon pushimin e çështjes
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të shtunë (7 shkurt 2026) pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami, i cili u arrestua brenda sallës së gjyqit pas debatit me prokurorin Gjergj Ceka, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit.
“Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian Bajrami për ngjarjen e regjistruar më 17.10.2025 në Elbasan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Avokati Ulian Bajrami u arrestua në tetor të vitit të kaluar pas akuzave se kishte kërcënuar prokurorin Ceka gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
Ai u arrestua nga policia në sallë dhe ndaj tij u regjistrua procedim penal për disa akuza, përfshirë “kanosje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të gjyqtarit”, por u lirua dy ditë më pas pasi prokuroria vendosi se nuk ishin plotësuar kushtet për ndalim të mëtejshëm.
Ndërkohë sot, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128