Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë/ Sa përfitoi Duro nga tenderi i rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore?

3 Qershor 2023, 14:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë/ Sa përfitoi Duro

Arrestimi i sekretares së përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me urdhër të lëshuar nga SPAK, vjen në vazhdën e disa ndalimeve të zyrtarëve në vend. Duro u arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Përmes një njoftimi të bërë publik ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK): Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë të reja për të favorizuar një operator ekonomik në një tender të “Supervizimit për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po sa është vlera e tenderit dhe sa ka përfituar ajo?

Tenderi në fjalë është: Lot.1 “Supervizim i rikonstruksionit të disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” dhe vlera e saj në përditësimin e fundit kap 6 milionë lekë.

Fondi limit i tenderit ishte 805 mijë e 872 lekë, por kontrata u mbyll me 6 milionë, aq sa vlera e ofertës së kompanisë fituese. Fituesi kishte ofertën 80% sa fondi limit.

Firma fituese është “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 6 milionë lekë të vjetra. Pra vlera përfundimtare e tenderit është 6 milionë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 3 milionë lekë, pra sa gjysma.

Duro ka favorizuar njërën nga kompanitë që ka konkurruar, për t'i dhënë tenderin, e për këtë i kanë dhënë 3 milionë lekë, pra gjysmën e vlerës së tenderit.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme. Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë/ Sa përfitoi Duro