Çudia, i gjithë fshati zhduket në sistem, pronat mbeten pa regjistruar

4 Mars 2026, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çudia, i gjithë fshati zhduket në sistem, pronat mbeten pa

Rushit Myrtollari, banor i fshatit Porodinë në Korçë, ankohet pasi shtëpia e tij e vjetër nuk po legalizohet, ndërsa objekti i ri, i ndërtuar në vitin 2013, është pajisur me leje legalizimi.

Sipas tij, matjet për të dy objektet janë kryer në vitin 2024, por për ndërtesën e vjetër i është thënë se nuk rezulton në sistem.

Në një përgjigje të vitit 2021 nga Drejtoria e Kadastrës Korçë thuhet se qytetari nuk disponon dokument ligjor pronësie për objektin e vjetër dhe parcelën përkatëse.

Gjithashtu, për fshatin Porodinë nuk rezulton “lista 001” e trojeve dhe shtëpive, çka ka bllokuar vijimin e procedurës.

Pas interesimit, në Kadastër u sqarua se, për shkak se fshati nuk është konfirmuar më herët nga ish-komuna, nuk mund të ndiqet procedura standarde e listës së trojeve.

Institucioni pritet të marrë një vendim për të vijuar me legalizimin sipas VKM-së përkatëse, ndërsa qytetarit i është komunikuar se duhet të presë./Stop

Po ndodh...