I shoqëruar nga anëtarë të BKH-së, Klodian Braho i "jep llogari" Komisionit Europian në Bruksel

4 Mars 2026, 20:11 / POLITIKË ALFA PRESS

I shoqëruar nga anëtarë të BKH-së, Klodian Braho i

Prej më shumë se katër orësh, kreu i SPAK, Klodian Braho i është nënshtruar një provimi në Bruksel para përfaqësuesve të Komisionit Europian.

Mësohet se Braho nuk ishte vetëm në raportimet e bëra ditën e sotme, që janë të parat për të në Bruksel, prej momentit që ai ka marrë në dorë drejtimin e SPAK.

Mësohet se Braho ka qenë në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s, një prej tyre dhe Sadiela Bodo. Ndërsa në të majtën e tij mësohet se është vendosur Fabian Zhilla shefi i kabinetit.

Përballja e sotme e Klodian Brahos me Komisionin Europian mësohet se lidhet me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.

Drejtuesi i SPAK u ka dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara nga përfaqësuesë të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore.

Një nga detyrat kryesore të kësaj drejtorie në Komisionin Europian mbetet menaxhimi çështjeve mes BE dhe vendeve kandidate./TopChannel

 

Po ndodh...