Arrestohen dy shitësit e drogës në Lezhë dhe Shëngjin
27 Janar 2024, 11:00 / AKTUALITET

Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë dhe Shëngjin pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 23-vjeçari Ergys Përgjini dhe 19-vjeçari Robert Prendi.
“23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza”,-informon policia e Lezhës.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-
-
Përfshihet nga flakët një automjet në Shkodër
27 Janar, 10:08
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


