Arrestohet motra e kreut të ‘Cosa Nostra’-s! Ja sesi drejtonte organizatën që pas arrestimit të tij

Motra e Matteo Messina Denaros bosit të mafias italiane ‘Cosa Nostra’ është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka ndihmuar vëllain e saj që për vite me rradhë të mos binte në prangat e karabinierëve. Ajo menaxhonte të gjithë paratë ‘cash’ që bënin të mundur funksionimin e organizatës kriminale gjatë mungesës së Denaros.
Rosalia, e njohur ndryshe si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Denaros, është e ëma e Lorenza Guttadauro, një avokate e cila, që nga dita e arrestimit, ka ndihmuar bosin mafioz. Burri i saj, Filippo Guttadauro kishte shërbyer më parë 14 vite për mafian. Po ashtu edhe djali i saj i dytë po vuan një dënim prej 16 vitesh burg.
Arrestmi i Rosalias u bë i mundur pothuajse dy muaj pas vënies në pranga të vëllait të saj i cili prej 30 vitesh ishte në arrati.
-
Masa për protestën/ Policia: Ja rrugët që do bllokohen
3 Mars, 08:32 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


