Artan Hoxha: Brenda krimit të organizuar po zhvillohet luftë e pamëshirshme, për lidershipin e ri

Ngjarjet e fundit kriminale kanë tronditur vendin, ku në më pak se 24 orë janë regjistruar 4 viktima dhe 1 i plagosur.
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.
Hoxha shkruan se shteti nuk është më një spektator, por një agjensi funelaresh me ekspertë ligjor.
POSTIMI:
"Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi uren e Fushe Krujes, shkrova kete status, ..:
Për fat te keq, vetem nje muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze eshte me shume se tragjik.
Nese në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh nje beteje e pameshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkine drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit, ku shteti tashme nuk eshte as spektator, por nje agjensi funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangoze të zote per te perballuar fluksin e te vdekurve…."- shkruan Artan Hoxha.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


