Atletikë, norvegjezi vendos rekord botëror në garën e rrallë 300 m/p

Në eventin prestigjioz të atletikës, “Wanda Diamond League”, është shënuar një rezultat i jashtëzakonshëm në garën e rrallë të 300 metrave me pengesa. Karsten Warholm i Norvegjisë theu kohën e tij më të mirë botërore në këtë disiplinë, pas një performance fantastike në Oslo.
Atleti i madh norvegjez i garave me pengesa shkatërroi kohën e tij më të mirë botërore në garën e 300 metrave me pengesa pas një dueli emocionues në finish me amerikanin Rai Benjamin.
I nxitur nga publiku vendës, kampioni olimpik i vitit 2020 doli nga kthesa pas Benjamin, por e kaloi rivalin që e kishte mposhtur edhe për medaljen e artë olimpike vitin e kaluar në Paris për të përfunduar në një kohë marramendëse prej 32.67 sekondash, duke thyer kështu rekordin e tij të mëparshëm prej 33.05 sekondash të vendosur në prill.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




