Kreu e SPAK e pranon: Eksponentë të lartë të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar

PJESË NGA KONFERENCA:
Tartar Bazaj: A keni menduar ndonjë ide që brenda strukturës së Policisë të fushave të ndryshme që të shërbejnë për SPAK? Shumë shqiptarë, që fatkeqësisht për mungesë të gjuhës janë dënuar si drejtues të grupeve kriminale, këto dënime kanë sjellë pasoja tek familjarët e tyre këtu, a mund të rishikohet një person i ekstraduar nga një vend i huaj?
Dumani: Në lidhje me pafajsitë nuk ka asnjë rast të tillë. Ne punojmë përditë me Policinë e Shtetit, kërkojmë ndihmën e tyre për disa veprime. Krijimi i një nukli me qëllim që të dimë ku ti adresojmë mund të bëhet, por ne bashkëpunojmë me Drejtorinë e Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe një tjetër që adreson krimin financiar. Kryesisht me Policinë punojmë por ka raste edhe me drejtoritë rajonale. Por janë një kategori që nuk i hetojmë dot me ta, sidomos kur bëhet fjalë për eksponentë. Ka raste që eksponentë të lartë kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar. Prandaj janë një kategori çështjes që ne e hetojmë ekskluzivisht vetëm me BKH. Tek rasti i vendimeve të huaja, unë e thashë vetë. SPAK nuk ka asnjë kompetencë, në aspektin që e trajtoni ju unë nuk mund të hyj dhe të gjykoj vendimin e një Gjykate të huaj. Asnjë nuk mund ta bëjë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

