Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet kanë tendecë të fortë rënie

Kreu i SPAK, Altin Dumani raporton në KLP lidhur me aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023.
Të pranishëm janë dhe dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braho dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj
Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë nga SPAK por nuk po ndodh kjo me institucionet shtetërore.
Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim "me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, krytar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj" tha Dumani.
Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre, tha Dumani i cili ngriti dhe shqetësimin se institucionet shtetërore, me përjashtim të policisë së shtetit, nuk po bashkëpunojnë me SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues.
Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara.
Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit" tha SPAK.
41 mln euro të sekuestruara a konfiskuara
Gjate vitit 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.
“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro’ tha Dumani
Gjithashtu është rritur numri i procedimeve penale të reja 16 % krahasuar me vitin 2022.
Konkretisht ne 2023 janë regjistruar:
201 procedime penale për korrupsionin
85 procedime për krimin e organizuar
13 procedime për terrorizmin.
Pergjimet
Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.
“Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore” tha Dumani.
Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




