Amnistia Penale në Kuvend, Alibeaj: Askujt nuk i hapet barku për të dënuarit! Doni të ruani karriget tuaja

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj është shprehur se tre pre amendamenteve të draft projekligjit për Amnistinë Penale godasin SPAK.
“Të gjithë bëhen gati për të votuar një akt që përmban brenda amoralitetin më të madh politik.
E di që fundi i mandatit e vendos gjithsecilin në sfidën nëse do të vazhdojë apo jo, ndaj për këtë arye lësnë gjithçka mënjanë që të ruajnë karrigen e tyre. Asnjëri këtu që bëhet gati për të votuar Amnistinë nuk i hapet barku për të dënuarit, i sakrifikuari i madh sot është drejtësia. Me Amnistinë në heshtje, jashtë rregullave, janë 4 amendente që duhej të analizoheshin. Jepet vota për ti ulur dënimin atyre që janë dënuar nga drejtësia e re, SPAK dhe GJKKO. Detyrimi i parë që duhet të keni është që më së pari të bëni transparencë duke e kthyer tek komisioni i ligjeve, që publiku ta kujtojë se çfarë po gatuhet në këtë parlament. Janë 4 amendamente, 3 prej të cilave godasin SPAK”, tha Alibeaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




