Kuvendi futi në rend dite amnistinë penale, Sula kundër: Të mblidhet Komisioni i Ligjeve

4 Prill 2024, 10:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Kuvendi futi në rend dite amnistinë penale, Sula kundër: Të

Kuvendi fut në rend dite amnistinë penale.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur një qëndrim kundër, ndërsa kërkoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për amnistinë.

“Mendoj se jeni në shkelje të rregullores duke futur ne rend dite aministine penale. Mos u përpiqni që të jepni justifikime. Të flitet për amnistinë, pasi jam në thelb kundër, por duhet të respektohet rregullorja e Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për një projekt me rëndësi. Tani po e marr këtë njoftim. Se dimë se sot do të ishte diskutimi për amnistinë. E keni kaluar me vota të njëanshme, pa qenë prezentë opozita. Nen për nen, sa i takon amnistisë, mendoj se ka për t’u diskutuar. Duhej të mblidhej komisioni i ligjeve.”, tha ai.

Nikolla: Kuvendi e mori vendimin për futjen në rend dite të amnistisë.

 

 

Po ndodh...