Kreu i SPAK, Altin Dumani në KLP, ja kush janë dy prokurorët që e shoqërojnë

4 Prill 2024, 10:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreu i SPAK, Altin Dumani në KLP, ja kush janë dy prokurorët

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka shkuar mëngjesin e sotëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se Dumani është shoqëruar nga prokuroret Klodian Braho dhe Adnand Xholi dhe të tre kanë hyrë së bashku në godinë e KLP.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në lidhje me veprintarinë e SPAK në muajt e fundit.

E pranishme në seancë është dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj

 

Po ndodh...