Hapen pikat kufitare me Greqinë! Pas bllokimit nga grevat, radhë të gjata në Kapshticë
4 Prill 2024, 09:59 / AKTUALITET

Pas dy ditëve bllokim për shkak të grevës nga pala greke, në pikat kufitare me Greqinë është rikthyer normaliteti.
Në kufirin me Kapshticën janë krijuar radhë të gjata mjetesh, pasi duhet të kalojnë në skaner.
Sipas informacioneve një kamioni i duhen 7 minuta që të skanohet malli në kufi. Mëngjesi i sotëm ka pasur fluks lëvizjesh kryesisht të kamionëve të transportit të mallrave.
Siç shihet nga pamjet, dhjetëra kamionë janë parkuar pranë kësaj pike për të kaluar prej orëve të para të mëngjesit drejt shtetit grek, ndërsa radha ka shkuar mbi 2 km.
Kujtojmë që një ditë më parë dhjetëra kamionë janë parkuar pranë kësaj pike për të kaluar prej orëve të para të mëngjesit drejt shtetit grek.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
