Majko ‘përplaset' me Bardhin: Ngrihesh dhe lavdëron SPAK-un, ndërkohë Berisha e quan organizatë krimale

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, është përplasur me Gazment Bardhin, për qëndrimet e dyfishta që ai mban në raport me Prokurorinë e Posaçme.
Nga njëra anë tha Majko, Bardhi në Kuvend lavdëron punën e SPAK, dhe nga ana tjetër bëhet pjesë e mitingjeve poshtë dritares së Berishës, që e quan Prokurorinë e Posaçme një organizatë kriminale.
Majko: Lidhur me akuzat që grupi i PS po hesht, ne nuk po heshtim, thjesht po ju shohim si kacafyteni, për të tregtuar se kush është opozita e vërtetë. Keni kaq muaj miqtë e mi, që e keni bërë këtë sallë cirk. Kam një pyetje për zotin Bardhin, ju me të drejtë thatë që e keni parë me vëmendje që nga aministia mos të përfitojnë subjektet e GJKKO.
Kam një pyetje unë, ju shkoni në protestat që bëhen poshtë dritares së doktor Berishës. Drejtuesi juaj e quan SPAK organizatë kriminale, kam një pyetje, kjo organizatë kriminale a jep drejtësi në këtë vend apo jo. Gjërat duhen thënë! Jo njëri ngrihet dhe e quan SPAK-un organizatë kriminale, dhe tjetri ngrihet dhe e lavdëron SPAK-un. Ngrihet pas 25 vitesh Tritan Shehu dhe kërkon rezolutë për gjenocidin në Kosovë. Ndërkohë që PD nuk ka qenë fare në parlament në kohën e luftës, hapi deklaratar që kemi bërë para 25 vitesh
Bardhi: Keni mundësi të sillni ligjin për regjistrimin e pronës 390 mijë metër katror tokë publike dhe pastaj Edi Rama t’i firmos. Është problem shumë i madh t’ia sillni Pandit ligjit që Pëllumb Gjoka të përfitojë edhe me letra tokën shtetërore dhe ai atje që mungon sot të mos i hyjë gjemb në këmbë se ju ka ju. E dyta, sa i përket SPAK-ut. Shko pyet Edi Ramën se për llogari të kujt e goditi SPAK-un në rastin e portit të Limionit. Cilët janë oligarkët pas atij porti dhe Edi Rama doli dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, pa dyshim ne mund të bëjmë politikë pasi gjysmën e atyre në krah i keni një ditë po një ditë jo në SPAK. Për ju drejtësia është e re sa herë godet kundërshtarët dhe është e vjetër kur u godet ju. Aministohet Ilir Beqaj dhe është gjykata që thotë merreni nën hetim, amnistohet Erion Veliaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




