"Bëni kujdes", mesazhi i fundit i Ervis Martinajt për familjarët e tij para se të zhdukej

Policia e Shteti ka ngritur njjë grup të posaçëm për të kuptuar më saktë se çfarë ka ndodhur, pas denoncimit të familjes se Ervis Martinaj është zhdukur prej tri ditësh.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.
Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj, me një numër që nuk e kishte përdorur më parë, ishte: "Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë".
Policia po heton nëse ka një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka.
Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt.
Ai është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen.
Dumani ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për të hequr qafe Endrit Doklen.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


