Bënte drift në bulevardin "Aqif Pasha", e pëson keq 21-vjeçari në Elbasan

Me 400 mijë lekë të vjetra gjobë është ndëshkuar një i ri nga Elbasani, i cili ka bërë manovra të rrezikshme me makinën, në zona të banuara. Sipas policisë 21-vjeçari ka bërë ‘drift’ me makinë dhe më pas e ka postuar në ‘Tik Tok’.
"Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

