Bilanci i fundit/ Shkodër: Mijëra ha nën ujë, 600 shtëpi të përmbytura, 32 familje të evakuuara

21 Nëntor 2022, 11:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bilanci i fundit/ Shkodër: Mijëra ha nën ujë, 600

Bashkia e Shkodrës ka dhënë të rejat më të fundit lidhur me situatën e përmbytjes. Mbi njëmijë ha tokë janë nën ujë tashmë, 312 familje janë detyruar të evakuohen, ndërs anë 590 shtëpi uji ka hyrë në brendësi

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 10.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2405 ha

Njësia administrative Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Njësia administrative Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 140 ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji.

3. Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit

Njësia administrative Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Njësia administrative Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Njësia administrative Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Njësia administrative Guri I Zi, 15 familje (57 përsona)

Njësia administrative  Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:

1. Guri I Zi 250 banesa

2. Bërdicë 210 banesa, nga kto 40 ne biznese

3. Lagja Nr.4, 30 banesa

4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër theksoi se është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

 

Po ndodh...

ide