Era e fortë rrëzon pemët/ Dëmtohen shtyllat e ndriçimit, 5 fshatra në Korçë pa energji elektrike
21 Nëntor 2022, 10:28 / AKTUALITET

Era e fortë dhe moti i keq ka rrëzuar gjatë natës disa pemë përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec. Në afërsi të fshatit Çiflig janë thyer nga era disa pemë shumë-vjeçare, të cilat kanë dëmtuar edhe përcjellësit e energjisë elektrike.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të bashkisë Korçë ka ndërhyrë duke pastruar segmentin rrugor dhe duke normalizuar qarkullimin e mjeteve.
Pemët e rrëzuara kanë dëmtuar edhe disa shtylla ndriçimi. Për shkak të motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike 5 fshatra në zonën e Moglicës të bashkisë Maliq.
-
FOTO/ Babë e bir, ja viktimat tragjike të motit në Malësinë e Madhe
21 Nëntor, 10:11 -
-
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


