Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose! Zbulohet zëvendësuesi

1 Prill 2026, 14:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose! Zbulohet

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qosja. Vendimi sapo i është komunikuar, ndërsa Adriatik Kupi është emëruar në vend të tij.

Klevis Qose u emërua Drejtor i Përgjithshëm në mars 2024, duke zëvendësuar Admir Abrijan që dha dorëheqjen. Prezantimi i tij u bë nga Ministri i Drejtësisë i kohës, Ulsi Manja.

Më parë, Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ndërsa Adriatik Kupi ka qenë më parë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më pas drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Po ndodh...

ide