Banesa dhe tokat nën ujë/ Situatë dramatike në Kuç të Shkodrës, bllokohet në kanal një mjet i ushtrisë

21 Nëntor 2022, 09:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Banesa dhe tokat nën ujë/ Situatë dramatike në Kuç

Dramatike është situata në Kuç të Shkodrës, ku shumë banesa gjenden në ujë për shkak të përmbytjeve. Gazetari i News24 deklaroi se shumë banorë kanë lënë banesat gjatë natës, ndërsa vijon ende evakuimi nga ana e Ushtrisë, e cila ndodhet në terren. Gjithçka në këtë fshat, që është nën ‘pushtetin’ e ujit, bëhet me varka dhe me mjete të larta të ushtrisë.

Gazetari tha se ka pasur dhe nga ata banorë që nuk kanë dashur të evakuohen, ndërkohë që ka një shtim të sipërfaqes së përmbytur që prej mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, që personat e sëmurë janë larguar nga banesat e tyre gjatë mbrëmjes, ndërsa bashkia ka vënë në dispozicion disa ambientet në përdorim të saj, për të strehuar banorët e prekur nga këto përmbytje. Po ashtu mësohet se një mjet i ushtrisë ka mbetur i bllokuar në një kanal të fshatit Kuç.

 

Po ndodh...

ide