Bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë, 260 milionë euro investim u mbulua nga gurët 27 ditë pas përurimit

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë rajonin e juglindjes, ka shkaktuar probleme në aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë, ku rrëshqitja e një masivi shkëmbor ka bllokuar njërën nga tre korsitë e rrugës vetëm 27 ditë pas inaugurimit të saj.
Rënia e gurëve dhe dherave vijoi për disa orë në këtë segment, duke e bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë, por edhe të rrezikshëm.
Në vendngjarje fatmirësisht nuk pati persona të lënduar apo dëme materiale në mjete, ndërkohë që ashtu siç shihet në terren njëra nga korsitë vijon të mbetet e bllokuar, mjetet e firmës kontraktore do të punojnë për heqjen e inerteve deri në pastrimin e plotë të rrugës.
Autoritetet gjithashtu i bëjnë apel përdoruesve të kësaj rruge të tregojnë kujdes të shtuar, pasi rrëshqitjet munt të përsëriten nga moti i keq që është paradhikuar edhe për orët në vijim.
Aksi Qukës–Qafë Plloçë, ndërtimi i të cilit zgjati 14 vjet dhe kushtoi 260 milionë euro, pritej të lehtësonte lëvizjen në zonën juglindore, por vetëm pak javë pas hapjes është përballur me problematikën e parë serioze.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


