Bora shkakton situatë të rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete mbesin të bllokuara në trafikun 25 km

11 Janar 2026, 17:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bora shkakton situatë të rënduar nga Dajti në Tiranë,

Edhe pse në temperatura të ulëta, këtë të diel me diell shumë qytetarë iu drejtuan malit të Dajtit për të shijuar dëborën.

Sikurse duket nga pamjet, me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në kthim për shkak të trafikut të rënduar.

Top Channel mëson se qytetarët janë të bllokuar në trafik prej më shumë se dy orësh.

Ngricat në rrugë kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa qytetarëve iu është dashur edhe të fikin automjetet në rruge për shkak të bllokimit të lëvizjes.





Po ndodh...