Brenda banesës së Bedrie Lokës/ Flet vajza e 41-vjeçares: Mami kishte shenja dhune

Vajza e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila u vetëvra në Durrës, ka thënë për emisionin “Review” se kur ka shkuar në spital pranë nënës së saj, infermieret i kanë thënë se ajo kishte shenja në trup.
Duke folur për Euronews Albania vajza tha gjithashtu se i ati kishte marrë telefonin e vëllait të saj për të dorëzuar në policisë ndërsa të vetin e kishte lënë në shtëpi dhe e mbante halla, me synimin për ta marrë më pas në Tiranë.
“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. unë më shumë jam rritur më shumë me mamin. Babi ka qenë në burg,''.
Në telefonin që vetë bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka ka dorëzuar në polici janë gjetur 3 video të realizuara nga i djali i vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.
Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.
-
-
Juventus fiton me përmbysje përballjen me Salernitanën
7 Janar, 20:32 -
-
Liverpool eliminon Arsenalin nga FA Cup
7 Janar, 20:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




