Bulqizë/ Aksident në Sofraçan, lëndohet pasagjerja

Dy automjeteve janë përplasur këtë të enjte në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi. Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Sofraçan’, Bulqizë, ku janë përplasur dy automjete me njëra – tjetrën me drejtues shtetasit L.S, dhe A.Gj.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila ndodhet në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale për të dyja automjetet, të cilat janë dëmtuar si pasojë e goditjes së fortë. Ndërkohë, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kjo është një zonë problematike e rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi për shkak edhe të mungesës së theksuar të sinjalistikës horizontale e asaj vertikale. Ndërsa situata më shqetësuese bëhet kur ka reshje shirash, pasi automjetet rrëshqasin dhe kthehen në burim aksidentesh.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


