Bulqizë/ Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi dhe pasagjerët

13 Qershor 2025, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bulqizë/ Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi dhe

Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën e pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.

 

Po ndodh...

ide