Cërrik/ Plagosi me thikë një person, arrestohet 51-vjeçari

12 Janar 2024, 13:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Cërrik/ Plagosi me thikë një person, arrestohet 51-vjeçari
Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Cërrik pasi akuzohet për plagosje.

Në pranga ka rënë shtetasi A.H, pasi ka goditur me thikë një 35-vjeçar.

Si rezultat i veprime të shpejta policore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të këtij rasti, shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në fshatin Shtëpanjë, ka goditur me mjet prerës, shtetasin, 35 vjeçar banues në Cërrik, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës thikë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide