Dëbora paralizon qarkun e Dibrës, Lura e bllokuar prej 3 ditësh, spitali i Bulqizës disa orë pa energji elektrike
23 Janar 2023, 11:56 / AKTUALITET

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkun e Dibrës. Më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodës, etjr.. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.
Ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Dibrës. Sakaq mbrëmjen e djeshme edhe spitali i Bulqizës dhe lagjja e vjetër ka qëndruar ka energji elektrike.
Rruga e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa edhe sot makinat kanë mbetur të bllokuara herë pas herë, por dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


