Deklarata e fortë e Poli Hoxhës: Në krye të krimit janë persona që gëzojnë respekt në Tiranë

22 Qershor 2022, 21:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Deklarata e fortë e Poli Hoxhës: Në krye të krimit janë

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në ‘News 24’, ku ka folur në lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe bandat shqiptare në Amerikën Latine.

Hoxha është ka zbuluar se shpërndarje e drogës që vjen në Europë, e bëjnë dy organizata, të cilat janë ajo shqiptare dhe ajo italiane. Po ashtu më tej ai ka shtuar se krerët e krimit janë persona të një klase të lartë në Tiranë dhe që janë të respektuar.

‘Ne po e trajtojmë, më vjen keq ta them që mafia shqiptare ka arritur majat e botës, kjo nuk është krenari. Po e trajtojmë si në filma dhe realitetin e viteve 80-90 por struktura e krimit të organizuar ndërkombëtar ka ndryshuar.

Vërtetë kapoja nuk lëviz po bën mbjelljen për shembull, transporti shitja bëhet nga një tjetër organizatë. Është rritur kërkesa në Europë, droga vjen në Europë dhe shpërndarjen edhe sjelljen e bëjnë dy mafiet kryesore, organizatat kriminale italiane dhe Shqiptare, është në raportin e Europolit. Organizatat bashkëpunojnë. Krimi shqiptar e ka mbyllur ciklin ndaj dalin emra të panjohur. Ka emra me kostum në mes të Tiranës dhe janë në krye të krimit, që konsiderohen të respektuar.

Mund të jenë punonjës administrate, biznesmenë dhe janë në krye, nuk duhen , s’kemi për ti marrë vesh me këtë gjysmë shtet e gjysmë drejtësi. Ose kur i kap DEA. Nuk mund të jetë një emisar për 2.2 ton. Të mëdhenjtë  harrojeni se kapen. Në Shqipëri ka një problem, pse u quajt bazë nga DASH për krimin e organizuar, sepse ndërkombëtarët thonë nëse kapet drogë dhe është shqiptar e hetojnë vetë. Ata ngecin sepse kërkojnë informacion për pasuritë në emër të familjarëve, bizneseve etj. Shumë rrallë marrin informacione të këtij lloji. Ky është i rëndësishme që duke kapur pjesë të puzzle nuk e bëjmë dot të gjithën.

Vërtetë është globalizuar bota por shqiptarët jo. Paratë i sjellin këtu. Ne e shohim me sy paranë e pastruar. Këtu duhet ndjekur organizata shqiptare,’ ka thënë Poli Hoxha.

Po ndodh...

ide