Del nga SPAK pas rreth dy orësh ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur këtë të hënë, më 23 dhjetor, në SPAK, ku ka qëndruar rreth dy orë.
Ismaili është marrë zyrtarisht nën hetim dhe është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me një çështje që lidhet me tentativën e hakërimit të Prokurorisë së Posaçme.
Ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se adresat e email-eve të disa prokurorëve të posaçëm ishin vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme. Megjithatë, autoritetet sqarojnë se sistemi i brendshëm i SPAK nuk është cenuar, falë masave të sigurisë të vendosura.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
