Lutfi Dervishi për protestën e opozitës: U nisën të largonin Ramën, por si fillim hoqën Salianjin nga grupi i Whatsapp!

23 Dhjetor 2025, 17:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Lutfi Dervishi për protestën e opozitës: U nisën të

Protesta kombëtare e opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e djeshme (22 dhjetor) është shoqëruar me komente dhe reagime të shumta nga faktori politik dhe jo vetëm.

Mes tyre ishin edhe vetë analistët dhe gazetarët, që u befasuan nga lajmi se menjëherë pas protestës së PD, ishte hequr nga grupi i Whatsapp të kryesisë së selisë blu ish-deputeti Ervin Salianji.

Ky i fundit ishte i pranishëm protestën e mbrëmshme, ku dha edhe deklarata se do jetë pjesë e PD-së, pavarësisht komenteve dhe reagimeve nga selia, përfshi edhe kryetari Sali Berisha, që tha se “Salianji ishte vetëpërjashtuar”.

Një mes gazetarëve që ka komentuar me ironi këtë zhvillim është edhe Lutfi Dervishi. Me një postim të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai shkruan:

“U nisën të heqin Ramën, por si fillim hoqën Salianjin nga… grupi i WhatsApp!”.

PD ka deklaruar një stinë të re protestash kombëtare kundër qeverisë, pas skandaleve të abuzimit me tenderët dhe hetimeve të SPAK që e ka marrë të pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e re, si dhe dosjen e bujshme të AKSH-it së fundmi.

Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë “Rama”, heqjen e imunitetit të Ballukut, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

Po ndodh...

ide