Nga garancia e sigurisë te rindërtimi i Ukrainës, Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës me Rusinë

23 Dhjetor 2025, 18:57 / BOTA ALFA PRESS

Nga garancia e sigurisë te rindërtimi i Ukrainës, Zelensky zbulon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Kievi dhe Uashingtoni kanë përgatitur disa dokumente draft me rëndësi kyçe, të cilat synojnë arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë për përfundimin e luftës me Rusinë.

Sipas raportimit të Kyiv Post, këto drafte trajtojnë çështje thelbësore si garancitë e sigurisë, rindërtimi i Ukrainës dhe kuadri i përgjithshëm i negociatave për paqe. Zelensky theksoi se, ndonëse është shënuar përparim i ndjeshëm, ende ka mospërputhje mes asaj që është hedhur në letër dhe situatës reale në terren.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov, së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Andrij Hnatov, i raportuan presidentit pas takimeve me përfaqësuesit amerikanë se puna është përmbyllur dhe dokumentet janë gati.

“Drafte janë ndërtuar për të garantuar një përfundim real të luftës dhe për të penguar çdo agresion të ri rus”, u shpreh Zelensky.

Ai shtoi se angazhimi diplomatik dhe diskutimet në arenën ndërkombëtare do të vijojnë, me synimin për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme. Dokumentet në fjalë janë pjesë e përpjekjeve për një armëpushim afatgjatë dhe për adresimin e qëndrimeve të ndryshme të palëve lidhur me kufijtë, garancitë e sigurisë dhe kushtet e paqes.

Po ndodh...

ide