“Denoncimet nga qytetarët, tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK”, Dumani: Ka rënie të numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në KLP, është shprehur se ka rënie të numrit të kallëzimeve nga ana e policisë së shtetit, ndërsa shtoi se denonimet nga qytetarët janë tregues besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Kreu i SPAK u shpreh se numri i të burgosurve nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme zë 9.5% të totalit të të burgosurve.
Ai shtoi se janë 145 çështje me 765 persona të pandehur, ku për 91 çështje vazhdon gjykimi.
“Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK. Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit. Numri i të burgosurve nga hetimet e SPAK zë 9.5% të totalit të të burgosurve.
145 çështje me 765 persona të pandehur. Për 91 çështje vazhdon gjykimi”, tha Altin Dumani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

